Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Abdixhiku: Berishaj fshehu pasurinë dhe ka përkrahjen e qeverisë Kurti

    29/03/2024 17:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me një video të shkurtër në rrjetin social “Facebook”, ka reaguar ndaj intervistimit prej disa orësh të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt.

    Abdixhiku ka thënë se Berishaj para Komisionit Heitmor kishte fshehur gjithë pasurinë e vet.

    “Njeriu që ka marrë të gjithë mbrojtjen e të gjithë Qeverisë po intervistohet sot nga ora 8 e mëngjesit në Prokurori Speciale. Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj ishte ndërmjetësues në blerjen e energjisë, për këtë kishte marr plot 1.5 milion euro para këtu në Prishtinë”, ka thënë Abdixhiku në këtë video të shkurtër.

    “Para Komisionit Hetimor në Parlament që kishim bërë ne, kishte fshehur edhe të gjithë pasurinë. Për të gjitha këto vepra kishte marr mbështetjen blanko të Qeverisë”, ka shtuar kryetari i LDK-së.

    “Dhe teksa flasim për mafinë energjetike, sot,  jo më larg se një ditë pas diskutimit në Kuvend, Korporata Energjetike ka shtuar edhe dy tenderë sekret. Sot janë nënshkruar 2 tenderë sekret, në vlerë prej gjysmë milioni euro.Partia në pushtet bëri një arsyetim. Nxori një poster nga numrat e të kaluarës, kështu po na thotë hajna ata, hajna edhe ne. Por hajnat janë të njëjtë. Keqpërdorimi i parasë publike ka një përfundim. Përgjegjësi të plotë para ligjit. Për këtë do të jemi pakompromis”, ka thënë në fund të videos kryetari i LDK-së.

    Artikuj të ngjashëm

    Abdixhiku takon ambasadoren holandeze, flasin për zhvillimet e fundit dhe zgjedhjet e 9 shkurtit

    Abdixhiku pret në zyre ambasadorin e Zvicrës: Thirrja jonë për ndryshim po merr mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët

    Abdixhiku në Ferizaj: Më 9 shkurt, bashkë, do ta ndërtojmë të ardhmen tonë dhe do ta realizojmë ëndrrën e madhe për Kosovën që e ndajmë të gjithë

    Të Fundit

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Valë e rrezikshme e të nxehtit në Itali: Shkakton 18 viktima dhe gjendje alarmante në punë e spitale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.