Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka qenë për vizitë te ushtarët në Bondsteel, nga ku ka konfirmuar se në Kosovë do të vijnë 200 ushtarë tjerë britanikë.
“Kam vizituar kampin Bondsteel për të takuar ushtarë britanikë nga Regjimenti Mbretëror i Princeshës së Uellsit, të cilët kanë qenë në Kosovë si pjesë e një stërvitjeje vjetore. Ata janë tani nën komandën e NATO-s dhe do t’u bashkohen 200 ushtarë të tjerë nga angazhimi i Forcave Rezervë Strategjike të Mbretërisë së Bashkuar në ditët në vijim. Në një kohë të vështirë dhe shqetësuese për shumë njerëz në Kosovë, jam i kënaqur që Britania e Madhe vazhdon të japë një kontribut të fuqishëm në mandatin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit e Kosovës”, shkroi Abbott në platformën Facebook.
Para pak ditësh, Sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar Grant Shapps, zbuloi se një batalion me rreth 200 ushtarë do të dërgohen në Kosovë, pas sulmit terrorist që ndodhi në veri të Republikës së Kosovës.
Sekretari Shapps tha se kërkesa për dërgimin e trupave paqeruajtëse u bë nga Komandnti Suprem i NATO-s.
“Ka pasur një kërkesë nga Komandanti Suprem i Aleatëve të NATO-s në Evropë, kështu që unë kam autorizuar vendosjen e një force rezervë strategjike të Mbretërisë së Bashkuar me madhësi batalioni në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë,” tha ai.