Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Abazoviq: Kurti e Vuçiq të marrin vendime të vështira, mos të mendojnë veç për një votë apo një mandat

    17/08/2024 00:00
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, foli ndër të tjera edhe për marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe të ardhmen e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

    Ai theksoi se liderë e Kosovës dhe Serbisë duhet të mendojnë më pak për perceptimet brenda vendit dhe të marrin vendime të vështira për të arritur një zgjidhje, e cila sipas tij, do të ishte në të mirë të të gjithë rajonit

    Abazoviq theksoi se ai mbështet propozimin franko-gjerman, ndërsa tha se palët duhet të largohen nga konfliktet, pasi ato janë në dëm të të dy vendeve.

    “Unë e konsideroj marrëveshjen franko-gjermane si diçka të mirë. Aplikimi i marrëveshjes nuk do të sillte diçka të keqe mes palëve. Situata me më shumë konflikte është e dëmshme për të dyja palët; është e dëmshme për atë që është një vullnet i Kosovës që të integrohet në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe me atë të krijojë një legjitimitet më të madh; është i dëmshëm edhe në Serbi, pasi krijon jo siguri në rajon dhe ndjenjën jo konforte në Mal të Zi e Bosnje. Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të kishte qenë zhvillim për të gjithë neve për një ardhmëri më të mirë”, tha Abazoviq në A2CNN.

    “Unë jam pro marrëveshjes. Nuk i shoh problematike kërkesat që vijnë nga të dyja palët. Shumë herë ja kam thënë edhe kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë. Unë mendoj se fokusi duhet të jetë që ata të mendojnë më pak për perceptimin brenda shtetit, për një votë apo një mandat, sesa është ardhmëria jonë. Nëse duhet të bëjmë politikë ndryshe, duhet të marrim vendime të vështira. Këto vendime kanë keqkuptim, por vetëm këto vendime mund të ndryshojnë të ardhmen”, tha Abazoviq.

    Për ish-kryeministrin e Malit të Zi është e vështirë që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, por ka vetëm një rrugë që ajo të ndjehet e detyruar.

    “Zor ka me qenë që Serbia të pranojë realitetin, Kosovën e pavarur. Mirëpo, kur ta pranojnë disa shtete të tjera, ata kanë për të arritur në një situatë kur nuk do të kenë më mundësi për gjë tjetër, veçse me kriju marrëdhënie dhe me njoh Kosovën e pavarur”.

    Abazoviç foli edhe për marrëdhëniet e tij me Albin Kurtin dhe Edi Ramën, ku veçoi kryeministrin shqiptar

    “Janë marrëdhënie perfekte me Ramën. Flas nga ana profesionale. Profesionalisht, unë mund të them se mes dy qeverive, ne i kemi rritur marrëdhëniet në nivel jashtëzakonisht të lartë. Nuk mund të them se ndoshta nuk ka mundësi më të mira, por ky është një nivel shumë i lartë. Kemi nënshkruar 11 marrëveshje. Të dy palët e kanë aprovuar marrëveshjen për lumin Buna në parlament dhe tashmë komisioni i përbashkët duhet me hap tenderin, por unë nuk jam më në pushtet. Unë frymëzoj Edin, por edhe qeverinë aktuale që t’i japin prioritet këtij projekti.

    Kam marrëdhënie shumë të mira me Kurtin. Me qeverinë e Kosovës kemi pasur marrëdhënie shumë të mirë, por nuk mund të them se mund të kenë aq perfekte sa me qeverinë e Edi Ramës”, u shpreh Dritan Abazoviq.

    Artikuj të ngjashëm

    Abazoviq: Mali i Zi nuk planifikon të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës

    “Qeveria e re s’ka vizion të njëjtë”, Abazoviq tregon pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE

    Abazoviq i ‘thur lavde’ Ramës, e quan ‘baba i kombit’, me fuqizoi mua e Kurtin

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.