Deputeti Haki Abazi është përplasur me kryesues e seancës, Saranda Bogujevci në Kuvendin e Kosovës.
Abazi pretendoi se vetëm atij nuk iu vazhdua një një minut shtesë për të përfunduar fjalimin në Kuvend dhe nuk pranoi të largohet nga foltorja derisa t’i jipet fjala përsëri.
E për këtë Bogujevci e njoftoi deputetin Abazi se i është vazhduar fjalimi për një minut nga regjia, pa kërkuar ajo.
Më pas pati një debat mes tyre, ku Bogujevci I kërkoi Abazit që të ulet në vendin e tij pasi i ishte shtuar koha njësojë si deputetëve paraprak.
Mirëpo, Abazi kërkoi të faktohet kjo gjë.
“Regjia ju lutem e printon ku ja keni leju fjalën pa e nderprërë fjalimin e deputetit. Regjia herën tjetër të pritni deri sa të bëjë deklarimin për t’ia vazhduar fjalën që mos të krijohen këso situata në ta ardhmen” – ka thënë Bogujevci.