Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Abazi: Kurti është njeriu më toksik i mundshëm, afër i rrinë vetëm servilët

    23/05/2025 18:34
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Haki Abazi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, foli për dështimet e njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ku edhe sot për herë të 20-të VV-ja nuk i pati votat e mjaftueshme.

    Sipas tij, në këtë fatkeqësi ka dalë e vërteta, pasi sipas Abazit, Kuvendi i Kosovës përgjatë katër vjet qeverisje të VV-së ka qenë sa për sy dhe faqe, dhe vetëm në dorën e një njeriu.

    “Jemi duke shkuar në degradim të shëndetit të demokracisë, të funksionimit institucional, me të thënë të drejtën e mira në këtë fatkeqësi është se ka dalë në pah e vërteta, Kuvendi për katër vjet ka qenë sa për sy e faqe, është monopolizuar vendimmarrja, i gjithë procesi i bërjes së ligjeve ka qenë në dorën e një njeriu [Kurti], dhe tash po shihet qartë se është një njëri që nuk lejon me e respektu vullneti i qytetarëve”, tha Abazi.

    Madje, Abazi shtoi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot është njeriu më toksik i mundshëm, e që askush nuk do ta prek.

    “Atij afër i rrinë vetëm njerëzit servil dhe ata që kanë problem me të kaluarën”, tha tutje ai./KlanKosova/

    Artikuj të ngjashëm

    Mbi 300 mijë euro të hyra, KQZ-ja tregon edhe sa shpenzoi AAK-ja gjatë 2024-ës

    AAK vazhdon me Ardian Gjinin në Gjakovë: Fuqizohet edhe me figura të njohura publike dhe politike të qytetit

    Haradinaj uron Ditën e Çlirimit për Prishtinën, Kaçanikun dhe Hanin e Elezit

    Të Fundit

    Lirim Mehmetaj pas rikandidimit të Xhafer Tahirit: Lumir, çka po të duhet ky?! – vëllait të tij i ka dalë video tuj lyp të holla për leje të ndërtimit

    Prishet koalicioni PSHDK-AAK në Gjakovë

    Pjesa veriore e Mitrovicës nesër mbetet pa ujë, shkak punimet në rrjetin e ujësjellësit

    Tërmet në Iran

    Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, s’kërkojnë më lirim me kusht nga Gjykata Speciale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.