Pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës, ka reaguar edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi shkruan GazetaDemos.
Ai kidnapimin e tyre e ka quajtur si akt që duhet dënuar ashpër nga ndërkombëtarët dhe se lirimi i policëve duhet të jetë i menjëhershëm.
Postimi i plotë:
Kidnapimi i Policëve të Kosovës është akt i shtetit fashist Serb dhe provokim për botën demokratike perendimore. Në këtë situatë vetëm Rusia dhe ultraradikalët mund të fërkojnë duart.
Dënimi i këtij veprimi duhet të jetë i ashpër nga të gjithë dhe lirimi i policëve duhet të bëhet menjëherë. Ndërsa duhet reflektim i thellë i qeverisë së Kosovës sa i përket partneritetit me SHBA dhe shtetet Evropiane sidomos Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Britaninë e Madhe.
Një takim bashkërendues me Shqipërinë është i domosdoshëm dhe thirrja e gjithë spektrit politik për diskutim në formatin e Këshillit të Sigurisë Kombtare është urgjencë.
Kjo është arsyeja pse SHBA-të kishin të drejtë në moratoriumin 10 mujorë.