Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, po vazhdon të marrë mbështetjen e mërgatës për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kandidati për deputet nga AAK-ja, Daut Haradinaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se mbështetja që po e marrin nuk është thjeshtë simbolike, por dëshmi e rritjes së Aleancës.
Postimi i plotë i Haradinaj:
Mbështetja e mërgatës sonë nuk është thjesht simbolike, por një dëshmi e qartë se Aleanca po rritet dhe po fiton terren si zgjidhja më e besueshme dhe e sigurtë. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka të qartë se mërgata nuk është thjesht pjesë e së shkuarës, por një shtyllë e palëkundur edhe për të ardhmen e Kosovës.
Një falënderim i veçantë për Kryetarin e sapozgjedhur të Nëndegës në Thurgau, kryetarit Valon Maksutaj, Nënkryetarit Përparim Zenuni, Sekretarit Nikollë Mulaj
Ne i duhemi njëri tjetrit, si atëherë, si tash, si në të ardhmen për ta bërë Kosovën Fituese!