Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se AAK-ja e mbështet kërkesën e pjesës tjetër të opozitës për të formuar Komisionin Hetimor për krizën energjetike në Kosovë.
Haradinaj tha se është r paarsyeshme kundërshtimi i pozitës për formimin e këtij komisioni.
“AAK-ja e mbështet kërkesën e opozitës për Komisionin Hetimor. Jemi po e quaj të mërzitur me faktin që pozita e kundërshton Komisionin Hetimor me Komision Hetimor, diçka që s’ka ndodhur deri më sot. Nuk e shohim të arsyeshme një sjellje të tillë të pushtetit në këtë rast të Qeverisë”, ka thënë ai.
Më tutje, Haradinaj tha se do të marrin pjesë vetën në pikën e rendit të ditës ku është paraparë votimi i dy gjyqtarëve për Gjykatën Kushtetuese.
“Njëkohësisht vazhdimi me temat e rendit të ditës sikurse është sot do të merrte kuptim me përmbylljen e një çështje që ka mbetur e hapur me këtë rast me Komisionin Hetimor për shpenzimet në energji. Në emër të AAK-së deklarojë se do të marrim pjesë në pikën tre për votimin për gjyqtarët e Gjykatës kushtetuese”, ka thënë ai.