sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    AAK i reagon zv/ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishit: Po e zbaton besnikërisht filozofinë e mashtrimit

    02/07/2021 19:02
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar ndaj, siç i quan kjo parti, shpifjeve dhe gënjeshtrave nga zëvendësministri i Infrastrukturës nga radhët e Vetëvendosjes, Hysen Durmishi ndaj të tjerëve.

    Në reagimin e AAK-së thuhet se Shpifjet e Durmishit në adresë të ish ministrit Lekaj, vijnë pas përfundimit të 100-ditëshit të dështuar të qeverisë së dështuar.

    “Shpifjet e Durmishit në adresë të ish ministrit Lekaj, vijnë pas përfundimit të 100-ditëshit të dështuar të qeverisë së dështuar, që suksesin e vetëm e ka në instalimin e nepotizmit (mbi 20 të punësuar në poste të larta shtetërore, të afërm të ministrave e deputetëve të partisë-shtet), si dhe ngutinë në shkarkimin e bordeve për t’i zëvendësuar ato me borde partiake, e deri te shkarkimi pa arsyetim ligjor i Kryesueses së KQZ-së, duke dëmtuar kështu edhe integritetin e vet zgjedhjeve demokratike”, thuhet në reagimin e AAK-së.

    Reagimi i plotë i AAK-së:

    Reagim Pas demaskimit të keqpërdorimeve që në ditët e para të mandatit të tij, zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka filluar me shpifje e gënjeshtra kundër të tjerëve. Ai pa pikë turpi provon të gjykojë të tjerët, sigurisht për të larguar vëmendjen nga skandalet që e kanë mbuluar ministrinë e tij.

    Hysen Durmishi, ministria e tij dhe e Liburnit, të cilën po e udhëheqin si të ishte pronë private e tyre, duke bashkëpunuar me, siç e quanin dikur “babain e tenderëve”, janë shndërruar në grup të organizuar të keqpërdorimit të parasë publike. Tanimë është fakt i njohur që ai i ka dhënë tender kompanisë ku dikur punonte, e këto lloj kontratash klienteliste po vazhdojnë.

    Shpifjet e Durmishit në adresë të ish ministrit Lekaj, vijnë pas përfundimit të 100-ditëshit të dështuar të qeverisë së dështuar, që suksesin e vetëm e ka në instalimin e nepotizmit (mbi 20 të punësuar në poste të larta shtetërore, të afërm të ministrave e deputetëve të partisë-shtet), si dhe ngutinë në shkarkimin e bordeve për t’i zëvendësuar ato me borde partiake, e deri te shkarkimi pa arsyetim ligjor i Kryesueses së KQZ-së, duke dëmtuar kështu edhe integritetin e vet zgjedhjeve demokratike.

    Ka edhe ‘suksese’ të tjera kjo qeveri: Zvogëlimi i shtesave për pensionistët, zvogëlimi i subvencioneve në të gjitha degët e bujqësisë dhe mungesa e marrjes së vendimeve dhe masave për rimëkëmbjen e ekonomisë. Qeveria e mashtrimit është normale të ketë anëtarë si Hysen Durmishi, i cili vetëm se e zbaton besnikërisht filozofinë e mashtrimit. Humbës në fund, fatkeqësisht janë Kosova dhe qytetarët e saj. Jo serioziteti dhe paaftësia në qeverisje, do t’i kushtojnë shtrenjtë vendit.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dëshmuar konsistencë dhe ka pasur vizion të qartë për vendin. Këtë e dëshmojnë vendimet dhe veprimet qeveritare në të dyja mandatet e kryeministrit Haradinaj, të cilat edhe pse së bashku nuk kanë zgjatur as 3 vite të plota, kanë lënë gjurmë në historinë politike të vendit dhe në stabilitetin, sigurinë dhe ekonominë e vendit. Mund të kemi pasur gabime gjatë rrugës, që janë njerëzore, por, asnjëherë nuk i kemi mashtruar qytetarët e Kosovës.

    Artikuj të ngjashëm

    LDK godet Bashkinë e Tiranës për rrugën me emrin e Rugovës: Akt antikombëtar, marrëzi që e tkurr Tiranën

    Trajneri francez i Kosovës dëgjon këngë për Adem Jasharin derisa vozit veturën (VIDEO)

    Italia jep alarmin për hakerim kompjuterash në shkallë të gjerë në mbarë botën

    Të Fundit

    LDK godet Bashkinë e Tiranës për rrugën me emrin e Rugovës: Akt antikombëtar, marrëzi që e tkurr Tiranën

    Trajneri francez i Kosovës dëgjon këngë për Adem Jasharin derisa vozit veturën (VIDEO)

    Italia jep alarmin për hakerim kompjuterash në shkallë të gjerë në mbarë botën

    Nesër nis gjysmëvjetori i dytë për nivelet e arsimit parauniversitar

    Nga AAK kritikojnë Arben Vitinë: Tre herë ministër i Shëndetësisë, por nuk i ka as tre suksese

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.