Avokati Artan Qerkini, ka konfirmuar se tashmë bastisja në shtëpinë e dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu, ka përfunduar, shkruan GazetaDemos.
Ai po ashtu ka thënë se dokumentet që janë konfiskur në banesë, kanë qenë dokumente publike dhe se bastisja është e kotë dhe nuk ka pasur nevojë të bëhet fare.
Bastisja në shtëpinë e dy dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu, ka filluar diku rreth orës 7:00 të paraditës së sotme dhe ka përfunduar rreth orës 12:00.
Sipas Fahri Fazliut, nipi i dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu, bastisja është bërë nga Prokuroria Speciale dhe EULEX-i./GazetaDemos/