Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani ka publikuar sot një fotografi me deputetin e Aleancës së Ardhmëris së Kosovës, Daut Haradinaj.
Hasani e Haradinaj dy figura të shquara të luftës, të cilët përveç se janë bashkëluftëtarë, sot dëshmuan se ruajnë raport edhe në punë, përkatësisht në Kuvendin e Kosovës.
Mes zhvillimeve dramatike sot në këtë institucion, ku në seancën konstituive nuk u votua raporti i komisionit për mandate, Hasani e Haradinaj u panë krahë për krahë njëri-tjetrit.
Se a po ia mundëson Hasani bashkëluftëtarit të tij, Haradinajt, formimin e Grupit Parlamentar të AAK-së, mbetët të shihet në vazhdim.