Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    A po hapet ura e Ibrit, çfarë dinë shqiptarët dhe serbët?

    30/06/2025 21:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Për mbi dy dekada ura e Ibrit është shndërruar në simbol të ndarjes mes shqiptarëve dhe serbëve që jetojnë në qytetin e Mitrovicës.Më herët Qeveria e Kosovës ka tentuar ta hapë këtë urë, mirëpo procesi mbeti në gjysmë për shkak të kundërshtimeve nga faktori ndërkombëtar.

    Shqiptarët që jetojnë në jug të qytetit besojnë se ka ardhur koha që të hapet ura për lëvizjen e lirë të automjeteve.“Koha është shumë e përshtatshme për shkak se nga këtu e deri në Leposaviq mund të shkosh në këmbë edhe me makinë pa ndonjë problem. Në anën tjetër policia po patrullon dhe ka siguri të mjaftueshme. Nuk ka më probleme dhe tensione siç ka pasur në të kaluarën” , ka thënë një qytetarë

    “Mendoj se shumë më herët duhej të hapej kjo urë. Situata është qetësuar edhe nuk ma probleme andaj mendoj se është momenti i përshtatshëm që të hapet”, është shprehur edhe qytetari tjetër.Kurse Hashim Bajrami thotë se shqiptarët dhe serbët pa ndonjë problem po pinë kafe në lokale në sheshin kryesor të Mitrovicës së Veriut.

    “Vetëm shikoni lokalet ku shqiptarët dhe serbët po pinë kafe pa ndonjë problem” , ka thënë qytetari Hashim Bajrami.Por një banor serb mendon më ndryshe.

    “Nuk duhet te hapet ende për shkak te presionit, sepse kur të vjen koha do te hapet kur te bashkëpunojmë mire ne mënyre sportive, kulturore dhe tregtare, pra vetëm kështu kur bashkëpunojmë do te hapet por jo me zor. Momentalisht ka mjaftueshëm komunikacion dhe nuk e shoh të arsyeshme të hapet”, ka thënë qytetari serb.Kurse, Jadranka Simiq, tha mes tjerash se duhet të ketë vetëm paqe dhe jo probleme mes komuniteteve.

    “Qytetaret e kalojnë urën edhe andej edhe këtej, nuk ka asgjë te keqe, ka vend për te gjithë njerëzit e vullnetit te mire, na duhet paqja për te gjithë njerëzit. Kjo toke është e madhe, na duhet paqe për te gjithë njerëzit dhe për këtë arsye ka vend dhe te kalohet andej e këndej vetëm të mos ketë probleme” , ka thënë qytetari tjetër Simiq.Në anën tjetër, disa ekipe nga Bashkimi Evropian kanë kryer testime mbi urën e Ibrit, por në të njëjtën kohë kanë informuar se situata mbetet e njëjtë.

    “BE-ja aktualisht po kryen një vlerësim rutinë strukturor të urës dhe një studim urbanistik të zonës përreth, duke pasur parasysh kohën e kaluar që nga përfundimi i rivitalizimit të Urës së Mitrovicës. Autoritetet e Kosovës janë informuar siç duhet paraprakisht. Ky vlerësim nuk sinjalizon ndonjë ndryshim në status quo, por synon të sigurojë që çdo vendim në lidhje me të ardhmen e urës të bazohet në të dhëna teknike të azhurnuara, të sakta dhe objektive. BE-ja po koordinohet ngushtë me partnerët e saj ndërkombëtarë në Kosovë në lidhje me të ardhmen e urës”, thuhet në reagimin e BE-sëHapja për qarkullim e urës kryesore mbi lumin Ibër ishte paraparë në vitin 2017, në kuadër të dialogut të Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

    Artikuj të ngjashëm

    Bëhet e ditur se kush i kreu testimet në Urën e Ibrit

    Kush po e teston Urën e Ibrit? Kastrati: Është qesharake të mos dijë Qeveria për këtë rast

    Tetë vjet nga rrënimi i murit në veri të Mitrovicës

    Të Fundit

    Kajtazi: Kurtit duhet me ia ndalu hyrjen në zyre të qeverisë

    A po hapet ura e Ibrit, çfarë dinë shqiptarët dhe serbët?

    Tragjike në Itali: Vajza 9 vjeçare nga Maqedonia e Veriut humb jetën në lumë

    Valon Syla reagon pas arrestimit: Nuk kam ushtruar dhunë, u linçova si monstrum i dhunshëm

    Ish-ushtari i UÇK-së që jeton në mal që 10 vite: Tre muaj kam hangër çka m’ka dhënë natyra

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.