Për nder të “Epopesë së UÇK-së”, Qeveria e Kosovës sot ka vizituar kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku kanë bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari.
Më pas, kryeministrit Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca janë pritur në kullë nga Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari.
Ai pati edhe një bised me ministrin Sveçla, ku e pyeti:
Rifat Jashari: Si je? A po të ngo kush a po e ngon kënd a, a veç veten?
Xhelal Sveçla: Po ngoj.
Rifat Jashari: Unë sa herë kom ngu, gjithë më mirë ma ka qitë.
Xhelal Sveçla: Edhe unë po ngoj.
Më pas, baca Rifat flet më kryeparlamentarin Glauk Konjufca.