Njëra nga ish-banoret e Big Brother Vip Kosova e edicionit të vitit të kaluar, Kader Kicaj përmes një postimi ka trazuar rrjetin, duke ngritur shumë aludime se kujt i dedikohet postimi.
Ajo ka postuar një foto me një mbishkrim, ku po aludohet se e ka kujtuar ndarjen me Lumbardhin, fituesin e edicionit të kaluar të BBVK, të cilët romancën e tyre e filluan brenda shtëpisë.
Ajo dukej e buzëqeshur, duke thënë se nuk mund ta rrëzojë askush përveç vetes së saj.
”Ditën kur kuptova se asgjë përveç vetes nuk mund të më rrëzonte, gjithçka kishte marrë fund”, ka shkruar Kaderi.