Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    A paraqet “shqipja” problem për Siljanovskën? Këto janë nenet që e “pengojnë” presidenten

    09/01/2025 23:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Mosdekretimi i ligjit për mbrojtje të fëmijëve për shkak të Gjuhës Shqipe nga ana e presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, është bërë tema kryesore në vend tashmë një javë.

    Analistët politikë dhe parti politike kanë dalë me qëndrime, disa kundër e disa në mbrojtje të vendimit të presidentes.

    Mediat kanë zbuluar edhe nenet të cilat janë të “papranueshme” për presidenten Siljanovska-Davkova dhe për shkak të së cilës ajo nuk e ka nënshkruan ligjin në fjalë.

    Ja çfarë thonë disa nga nenet që janë problematike për presidenten.

    “Neni 9, Paragrafi (4) ndryshohet si vijon: “(4) Licenca e punës është dokument publik dhe lëshohet në dy kopje, njëra prej të cilave është për aplikantin dhe kopja tjetër i mbetet ministrisë. Licenca e punës lëshohet në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik dhe në gjuhën që flasin 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe alfabetin e saj”.

    Problematike për Siljanovskën është edhe neni 10 që thotë:

    Neni 10

    Në nenin 177-b paragrafi (2) ndryshohet si vijon:

    “(2) Pjesa e parë e provimit nga paragrafi (1) i këtij neni jepet në mënyrë elektronike, në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik dhe në gjuhën që e flasin 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shkrimi i saj, duke iu përgjigjur një numri të caktuar të pyetjeve të testit elektronik në kompjuter”.

    Pas paragrafit (3), shtohen dy paragrafë të rinj (4) dhe (5), të cilët thonë:

    “(4) Me përjashtim nga paragrafi (2) i këtij neni, në rast se sistemi i vetëm elektronik për dhënien e provimit profesional për marrjen e licencës së punës nuk është në funksion dhe për shkak të urgjencës që të mos vijë deri te pengesa në vazhdimësinë e procesit të licencimit, provimi nga paragrafi (1) i këtij neni bëhet me shkrim, në letër, në gjuhën maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik dhe gjuha që flasin 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shkrimi i saj. Neni (5) Mënyrën e dhënies së provimit nga paragrafët (2) dhe (4) të këtij neni e përcakton ministri”.

    Ndryshe, presidentja Siljanovska-Davkova në paraqitjen e sajë të fundit ka kërkuar të shqyrtohen dy nenet e lartpërmendura. Ajo gjithashtu ka kërkuar që edhe një herë të mendohet nëse kjo mënyrë e dhënies së provimit dhe marrja e licencës nuk do të lë hapësirë për autorizim diskrecional.

    Megjithatë, ajo shtoi se nuk ka përdorur veto dhe nuk është kundër asnjë gjuhe dhe komuniteti dhe se fjalën e fundit për këtë e kanë vetë deputetët e Kuvendit. /KlanMacedonia

    Artikuj të ngjashëm

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.