Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Stili/Jeta

    ​A mundet ecja të ulë presionin e gjakut?

    24/08/2022 22:12
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Prej kohësh dihet se ecja ka shumë përfitime për shëndetin dhe mirëqenien, duke përfshirë forcimin e kockave dhe muskujve, por përfitimet e saj nuk ndalen këtu.

    Aktiviteti fizik i rregullt shoqërohet me ulje të presionit të gjakut dhe për rrjedhojë reduktimin e rrezikut kardiovaskular. Ecja për të kontrolluar presionin e gjakut, qoftë në ambientet e jashtme ose në një nga rutinat më të mira të ecjes është lehtësisht e arritshme për shumicën dhe nuk është ndryshe.

    Një rishikim i botuar në revistën e Mjekësisë Parandaluese, gjeti prova që sugjerojnë se individët që ndërmarrin një program të ‘ecjes së rregullt të shpejtë’ përmirësojnë disa faktorë të njohur rreziku për sëmundjet kardiovaskulare – duke përfshirë presionin e lartë të gjakut.

    Mahmoud Al Rifai, një anëtar i Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë, i cili ka qenë i përfshirë në studime të shumta të rrezikut kardiovaskular, thotë se ecja ul ‘tonin e enëve të gjakut’.

    “Enët e gjakut janë të rrethuara nga ato që quhen qeliza të muskujve të lëmuar. Dhe këto janë qeliza muskulore që mund të kontraktohen dhe relaksohen. Dhe ajo që përcakton se sa të kontraktuar apo të relaksuar janë, është sasia e tonit simpatik. Nëse rritni tonin, rritni presionin e gjakut. Nëse e ulni, ulni presionin e gjakut. Mendohet se ecja ul tonin e enëve të gjakut”, tha Al Rifai.

    Sipas udhëzimeve të aktivitetit fizik për amerikanët, të rriturit duhet të bëjnë 150 minuta ushtrime me intensitet të moderuar ose 75 minuta ushtrime të forta kardiovaskulare çdo javë. Ky mund të duket si një numër i lartë, por ju mund ta arrini këtë objektiv duke u ushtruar për 30 minuta, katër deri në pesë ditë në javë.

    Ngritja e peshave, noti dhe vrapimi ulin presionin e gjakut dhe ecja mund të kenë të njëjtin efekt.

    Në një përmbledhje të 73 provave të botuara në Bibliotekën Cochrane, studiuesit arritën në përfundim se ecja e moderuar tri deri në pesë herë në javë, me kohëzgjatje prej 20-40 minuta dhe 150 minuta në javë për rreth tre muaj, mund të ketë një efekt në uljen e presionit të gjakut.

    Një studim tjetër i botuar në “Hipertension” gjeti prova të mira se ecja me 10,000 hapa në ditë ul presionin sistolik të gjakut te meshkujt e moshës së mesme.

    Al Rifai thotë se hapi i parë për uljen e presionit të gjakut është nëpërmjet ndërhyrjeve terapeutike të stilit të jetesës.

    “Mund të bësh aktivitete fizike, si punë në oborr ose të ngjitesh shkallët, dhe ushtrime të përkushtuara si vrapimi, noti, ngritja e peshave. Vetëm sigurohuni që të keni me vete shishe uji, në mënyrë që të qëndroni të hidratuar”, tha ai.

    Al Rifai thotë se ulja e presionit të gjakut bëhet edhe përmes reduktimit të marrjes së kripës, por edhe duke humbur peshë.

    “Humbja e peshës mund të çojë në ulje dramatike të presionit të gjakut”, tha ai.

    Një studim i botuar në revistën “Hipertension” tregon se një humbje prej 1 kg e peshës trupore shoqërohej me një rënie të përafërt prej 1 mm Hg të presionit të gjakut. Një nivel normal i presionit të gjakut është 120/80.

    Artikuj të ngjashëm

    Shenjat e hershme të demencës tek të rinjtë që shpesh injorohen

    Për një zemër të shëndoshë preferohet ecja

    Forma e mirë fizike ndihmon shumë nëse jeni para një operacioni

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.