Vullneti në darkën e fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3 u pyet sërish për orientimin e tij seksual.
Ai u shpreh se nuk mendon që pranimi hapur se është ‘gay’ nuk mund të ketë ndikim në vota tek publiku.
“Nuk mendoj që kam humbur vota, mundem me pas një valë të komenteve online të njerëzve që e kanë komentuar seksualitetin tim në mënyrë jo të mirë. Njerëzit mua më kanë njohur për shumë gjëra të tjera, unë rrëfimin e kam bërë në fillim të muajit të tretë dhe një detaj i jetës time nuk i bën njerëzit që me më votu ose jo”, u shpreh Vullneti.
Vullneti, mes tjerash, foli edhe për sakrificën më të madhe që bëri për BBVK-në.
“Për mua ka qenë sakrifica më e madhe me lënë punën time për tre muaj dhe mos me ditë se çfarë po ndodhë jashtë”, tha ai.
Por, për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun më poshtë.