Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Raportohet se Trumpi ka miratuar planin e sulmit ndaj Iranit, por s’ka marrë ende vendimin përfundimtar

    19/06/2025 07:50
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka miratuar planet për të sulmuar Iranin, por nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse do ta sulmojë vendin, raporton media amerikane CBS, raporton BBC.

    Sipas një burimi të lartë të inteligjencës, Trump ka shtyrë urdhrin për sulm në pritje të një mundësie që Irani të heqë dorë nga programi i tij bërthamor. Në qendër të diskutimeve është një goditje e mundshme ndaj objektit bërthamor nëntokësor të Fordo-s, ku Irani pasuron uranium.

    Nga ana tjetër, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka refuzuar prerazi kërkesën e Trump për një “dorëzim të pa kushte”.

    Në një fjalim të regjistruar të mërkurën, Khamenei deklaroi se “çdo ndërhyrje ushtarake amerikane do të kishte një kosto të lartë” dhe shtoi se “kombit iranian nuk do t’i imponohet dorëzimi”.

    Trump, në një prononcim për mediat të mërkurën, deklaroi: “Mund ta bëj, mund edhe të mos e bëj”, kur u pyet nëse SHBA do të angazhohej ushtarakisht në Iran. Ai shmangu sërish dhënien e detajeve për planet e tij, duke thënë: “Askush nuk e di çfarë do të bëj.”

    Artikuj të ngjashëm

    Netanyahu reagon pas sulmit të Iranit në spital: Do të kërkojmë çmimin e plotë nga tiranët në Teheran

    Temperaturat e larta, Agjencia e Menaxhimit Emergjent del me apel: Mos ndizni zjarre

    KQZ: Kandidati për kryetar komune duhet të jetë banor i asaj komune, së paku 3 vjet

    Të Fundit

    Netanyahu reagon pas sulmit të Iranit në spital: Do të kërkojmë çmimin e plotë nga tiranët në Teheran

    Temperaturat e larta, Agjencia e Menaxhimit Emergjent del me apel: Mos ndizni zjarre

    KQZ: Kandidati për kryetar komune duhet të jetë banor i asaj komune, së paku 3 vjet

    Mustafa ironizon keq me kandidatin e VV-së: S’ka pas pikë hajri për kulturë, rini e sport e po ka hajr për Prishtinë 

    Eurostat: Çmimet e produkteve ushqimore në Shqipëri më të shtrenjta se në Europë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.