Lajme

A iu dërgua Kurtit selam nga KS i OKB-së? – “Deklaratat ndaj Kushtetueses rrezikojnë rrënimin e gjykatës”

Përfaqësuesja e Britanisë së Madhe në OKB, Jennifer MacNaughtan në fjalimin e sotëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka folur në lidhje me sulmet ndaj institucioneve shtetërore.

Ajo shprehu shqetësim për disa deklarata të fundit që, sipas saj, “rrezikojnë të rrënojnë institucionet shtetërore, përfshirë Gjykatën Kushtetuese”, pa përmendur direkt kryetarin e VV-së, Albin Kurti.

Ky i fundit, e kishte akuzuar Kushtetuesen, duke thënë edhe se e njëjta po funksionon si hije politike e ish-opozitës

Madje, drejtuar këtij institucioni, nga ana e tij ka pasur sulme edhe për vonesa të qëllimshme në marrjen e vendimeve.

Ndërkaq, MacNaughtan ndër të tjera ka kërkuar edhe formimin sa më shpejtë të Qeverisë dhe ndaj vendeve anëtare të OKB-së, ajo ka bërë thirrje për njohjen e shtetit të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button