Rifat Latifi përmes një letre ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë, shkruan GazetaDemos.
Mirëpo, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se bashkë me Latifin sot kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet komunës së Drenasit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, për Realizimin e Projektit “Ndërtimi i objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas”.
“Respekt Ministër Latifi për vazhdimin e projektit të planifikuar dhe të aprovuar para disa vitesh. Vërtetë Drenasi dhe qytetarët e komunës tonë kishin nevojë për këtë objekt madhor për shëndetësinë primare”, ka shkruar LLadrovci në Facebook.
Duket se ky ka qenë veprimi i fundit i Latifit si ministër i Shëndetësisë.
Lexo edhe: