Lajme

“A e pimë naj kafe, far qyshi, dikun?”, e akuzoi për tenderë – Halil Thaçi i VV-së i shkruan biznesmenit për t’u takuar fshehurazi

Mesazhe të Halil Thaçit drejtuar pronarit të një prej bizneseve më fitimprurëse në Obiliq janë publikuar të marten në mbrëmje.

Biseda është publikuar nga Besnik Zymberi, pjesë e kompanisë ‘All Zone’ Sh.p.k., një ditë pasi Thaçi e përmendi emrin e tij gjatë debatit televiziv për kryetar të Obiliqit në Kallxo.com.

Thaçi, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Obiliqit, e akuzoi kryetarin aktual Xhafer Gashi për favorizimin e kompanisë së familjes së Zymberit në tenderë publikë.

Një ditë pas akuzave, Zymberi publikoi një mesazh që Thaçi ia kishte dërguar në platformën e komunikimeve të Meta-s, Messenger, vetëm një muaj më parë.

Në këtë mesazh të datës 19 tetor të këtij viti, Thaçi i kërkonte biznesmenit Zymberi takim në katër sy larg syve të publikut “në naj far qyshi dikun”.

“Mirengjes o shoku Bes! A e pim naj kafe veq une ti naj far qyshi dikun”, i shkruante Thaçi, Zymberit, tregon komunikimi.

Kërkesën për takim “në naj far qyshi”, biznesmeni nga Millosheva e Obiliqit tha se e kishte refuzuar, duke shtuar se ndoshta ky është shkaku i sulmeve të Thaçit kundër tij dhe familjes.

Back to top button