Analisti politik, Gazmir Raci, ka thënë se Qeveria Kurti në momentin që ka hyrë në dialog me Serbinë, e ka pranuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Në Klan Kosova, ai ka shtuar se qëllimi i Qeverisë Kurti është që të zbatohen të gjitha pikat e planit franko-gjerman, e pastaj të flitet për Asociacionin.
“Po ka pranuar, kjo qeveri në momentin kur ka hyrë në dialog dhe nuk ka deponuar refuzim ose ankesë specifike për Asociacionin, e ka pranuar sepse në aneksin e Ohrit thuhet të gjitha marrëveshjet e dakorduara”, ka thënë Raci.
“Me sa kam kuptuar unë, Kurti ka thënë kështu në takimet e fundit, ne flasim për Asociacionin sipas këtyre tri parimeve, por për shkak të Serbisë gënjeshtare, tradhtare, shkelëse ekstreme e të gjitha marrëveshjeve në raport me Kosovën, hajde njëherë t’i rregullojmë këto parime themelore të bashkëpunimit siç e thotë plani franko-gjerman,… dhe më pastaj kur jemi normal, ne flasim edhe për Asociacionin”, ka shtuar ai.