Lajme
A e di për çfarë u themelua Gjykata Speciale, Rubin: Jo!

Në sallën ku po dëshmohet pro-Thaçit dhe të tjerëve, u lëshua një video e James Rubin e shumë viteve më parë, në një tryezë të rrumbullakët ku flitej për akuzat ndaj UÇK-së.
Aty përmendej edhe raporti i Dick Marti për trafikim organesh, brenda të cilit përfshihej edhe emri i Hashim Thaçit.
Lidhur me këtë, Rubin para trupit gjykues tha se nuk kishte asnjë zhvillim të këtyre akuzave, pra atyre të Martit.
Ish-zyrtari i lartë amerikan poashtu u pyet nëse e di se për çfarë është themeluar Gjykata Speciale, dhe përgjigja e tij ishte: “Jo. Por mendoj se kjo gjykatë është themeluar me kërkesë të liderëve evropianë dhe amerikanë, për qeverinë e Kosovës”.