Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    A duhet të bëhet i obligueshëm me Ligj vaksinimi kundër Covid-19, flasin ekspertët

    04/07/2021 06:35
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Derisa në Kosovë po vazhdon vaksinimi masiv kundër Covid-19, sipas një testi publik rreth 56% e popullatës po hezitojnë të marrin atë,

    Kështu ka pohuar në një prononcim për Ekonomia Online deputeti nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj.

    Ai thotë se injektimi kundër Covid-19 duhet të bëhet obligues, derisa për ata që refuzojnë thotë se dënimet mund të parashihen me Ligj.

    Dreshaj pohoi se menaxhimi i pandemisë nuk nënkupton vetëm vaksinim, pasi që në Kosovë sipas tij, ende nuk ka ndodhur as vaksinimi masiv.

    Ai po konsideron që vaksinimi të bëhet i obligueshëm pasi që ne kemi të drejtë ta rrezikojmë vetën, por asesi të tjerët që ende nuk kanë ardhur deri të procesi i vaksinimit.

    “Deri më sot vaksinimi kundër Covid nuk është obligativ askund në botë, por në një situatë dhe në një test publik të bërë me popullatën në Kosovë ka dalë që dikund rreth 56% e personelit hezitojnë ta marrin vaksinën, atë se çka unë propozoj është se kjo vaksinë të bëhet obligative sepse ne kemi drejtë ta rrezikojmë veten, por ne nuk kemi të drejtë ti rrezikojmë të tjerët që nuk kanë ardhur deri te vaksinimi”, thaDreshaj.

    “Unë mendoj që kjo mund të realizohet dhe që është prezantua si refuzuese, për shkak se ne pretendojmë që mbi 60% të popullatës të vaksinohen sipas planit të qeverisë, atëherë është brengosëse një situatë e tillë dhe kjo nënkupton domosdoshmërinë marrjen e hapave konkret të promovimit të vaksinës, promovimit të efektit mbrojtës së vaksinës”, ka deklaruar ai.

    “…ato parashihen me ligj atëherë dhe nuk mund t’i parashohim na, dhe a do të kalon ky propozim i opozitës nuk mund ta them sepse ne kemi numra të kufizuar”.

    Mirëpo ndryshe mendon, ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani pasi që nuk po e sheh të arsyeshme që vaksinimi kundër Covid-19 të jetë i obligueshëm, derisa konsideron se për një gjë të tillë vendosin vetë qytetarët.

    “Mendoj se ne kemi situatën me sëmundjet tjera paraprake që kanë qenë, kemi edhe situatën me gripin sezonal që ka qenë para disa dekadave vdekjeprurës por asnjëherë nuk kemi ardhur deri në stadin që të nxirret Ligj me të cilin do të vaksinohet çdo qytetar, që të vaksinohet që të jenë të obliguar pra është çështje e të drejtave të njeriut dhe të vendosin vet se a do të marrin vaksinën apo jo”, ka deklaruar Agani.

    Ndërsa Kryetari i Odës së Mjekëve Pleurat Sejdiu thotë se duhet të mbizotërojë e drejta individuale e secilit për tu vaksinuar, përkundër faktit që mosmarrja e vaksinës mund të rrezikojë të tjerët.

    “Ne kemi pasur javën e kaluar një takim virtual me të  gjitha Odat e BE-së dhe është diskuar kjo çështje për shkak të presionit të shumë grupeve lobiste të të drejtave të njeriut të cilët e kanë stagnuar apo e kanë frenuar iniciativën të cilat janë marr nga shumë shtete për obligimin për marrjen e vaksinave, dhe këto Ligje që janë në fuqi në shumicën e shteteve të BE-së nuk lejojnë një vaksinim të detyrueshëm të popullatës”, tha ai.

    “Sa është e drejtë nuk mund ta them por se do të mbizotëron e drejta individuale e secilit që të bënë një gjë të tillë, përkundër faktit që mund të rrezikojë”, ka deklaruar Sejdiu.

    Artikuj të ngjashëm

    ​Fillon të përhapet varianti i ri i COVID-19

    Kina zbulon koronavirusin e ri, mund të infektojë njerëzit njëjtë si Covid-19

    Vishaj: Situatë e qetë epidemiologjike me COVID-19 dhe me virusin e Nilit

    Të Fundit

    Pusteci bashkia e parë ku përfundon krejt numërimi i votave, Kukësi befason

    Komisioner Celibashi jep të dhënat e fundit rreth numërimit të votave

    Sherr për votat nga Greqia: Taulant Balla përplaset me komisionerët

    S’ka gjykim në mungesë dhe s’ka masa, BE-ja flet për proces ndaj Radoiçiqit në Serbi

    Çfarë drame në mes të Braçes dhe Këlliçit: I hapa frigoriferin, qante aty, hapi krahët

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.