Këngëtari i njohur Ledri Vula është përballur me një pyetje pikante gjatë një interviste, që doli jashtë temave të zakonshme të muzikës apo jetës personale.
I ngacmuar nga moderatori rreth një rol potencial në një film për të rritur, reperi u tregua me humor dhe i matur në përgjigje, duke lënë të kuptohet se mund ta shqyrtonte mundësinë – por me një kusht.
“Po varet prej protagonistes”, u përgjigj Ledri kur u pyet nëse do të pranonte të luante në një film për të rritur.
Kur pyetja vazhdoi me: “Po nëse do ta luaje vetëm, solo?”,
Ledri reagoi shpejt: “Jo, jo, faleminderit.”
Ledri, i njohur për karrierën muzikore dhe për stilin e tij të veçantë, rrallë pranon të flasë për tema të tilla, ndaj përgjigja e tij bëri bujë në mediat rozë.