Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    A do të ketë rritje të çmimit të rrymës prej 30%, flasin nga ZRrE

    07/03/2025 19:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Muaji prill i këtij viti mund të shkaktoj një krizë ekonomike në vend, kjo pasi Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike po i trajton kërkesat e KOSTT-it, KEDS-it dhe KESCO-s për përshtatjen e të Hyrave të Lejuara për vitin 2025.


    Siç njoftohet, këto kërkesa janë paraqitur në përputhje me kërkesat ligjore dhe tashmë janë publikuar në faqen zyrtare të ZRrE-së, ku janë të aksesueshme për publikun.

    ZRrE ka bërë të ditur se do të shqyrtojë në mënyrë të detajuar dokumentet e dorëzuara duke theksuar se pas përfundimit të vlerësimit, do të hartojë një raport për konsultim publik.

    “Ky proces është në vazhdim, dhe pasi të përfundojë vlerësimi, ZRrE-ja do të përgatisë një raport konsultativ. Ky raport do të ndahet me publikun për komente dhe sugjerime, në përputhje me kërkesat ligjore”, ka thënë ZRrE për lajmi.net.

    Nëse kanë biseduar apo jo me Qeverinë në lidhje me rritjen e çmimit të rrymës, ZRrE ka thënë se janë një autoritet i pavarur dhe proceset e saj janë të paprekura nga ndikimi politik ose administrativ.

    “Vendimet e ZRrE-së bazohen vetëm në vlerësimin teknik dhe ekonomik të kërkesave, pa u ndikuar nga asnjë institucion, publik apo privat. Megjithatë, ZRRE-ja angazhohet për transparencë dhe komunikon rregullisht me të gjitha palët e interesuara, përfshirë Qeverinë, përmes konsultimeve publike, për të siguruar që proceset janë të qarta dhe të justifikuara”, kanë thënë nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike.

    Për dallim nga kompanitë e lartpërmendura që kanë kërkuar rritje të çmimit të rrymës, vet kompania prodhuese e rrymës në Kosovës (KEK), nuk e ka kërkuar një gjë të tillë.

    E në lidhje me këtë, ZRrE ka thënë se KEK-u nuk i nënshtrohet rregullimit të çmimeve nga ta.

    “ZRRE-ja rregullon çmimet për kompanitë që merren me transmetimin, shpërndarjen dhe furnizimin e energjisë, ndërsa çmimi i energjisë prodhuar nga KEK-u mund të ndikohet nga faktorë të tjerë të tregut dhe politikat e brendshme të kësaj ndërmarrjeje”, ka sqaruar ZRrE për lajmi.net.

    Rritja e çmimit të rrymës do të shkaktoj rritje edhe të çmimeve të produkteve tjera, siç janë buka dhe ushqimet bazë.

    Qytetarët e Kosovës tash e sa ditë janë në “ankth” duke pritur raportin konsultativ të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë të cilët do të marrin vendimin.

    Rritja e çmimeve si ajo e rrymës, bukës dhe produkteve tjera esenciale do të mund të shkaktoj një “kaos” në jetët e qytetarëve të cilët nuk do të mund t’i menaxhojnë dhe ballafaqojnë ato çmime.

    Rritja e çmimit të energjisë elektrike pritet të shkojnë mbi 30 për qind, e sigurisht kjo rritje do të jetë rëndë e përballueshme për xhepin e secilit qytetarë.

    Rreziku që ky çmim të ngritet e faturat mujore të jenë shumë më të larta bëri që edhe reagime të shumta të ketë në drejtim të kompanive kosovare, si dhe në drejtim të vetë Qeverisë së Kosovës.

    Nga Qeveria e Kosovës madje nuk janë deklaruar fare për këtë situatë.

    Në një përgjigje të dhënë për lajmi.net nga Ministria e Ekonomisë ditë më parë u tha se kjo çështje i takon ZRrE-së.

    “Rregullatori i Energjisë (ZRRE) është institucion i pavarur i cili ushtron kompetencat për rregullim të sektorit të energjisë dhe bën shqyrtimin dhe caktimin e përvitshëm të tarifave të energjisë elektrike. Lidhur me çështjen për të cilën keni shtruar pyetje, ju lutem drejtojuni komunikatës së fundit të lëshuar nga ZRRE”,u tha në përgjigjen e ministris

    Artikuj të ngjashëm

    Bojleri, makina e rrobave apo shporeti – Cila shpenzon më shumë?

    Paralajmëron Gërxhaliu: Çmimi i rrymës do të rritet ende

    Muharremi: Qeveria po dëmton ekonominë dhe po përkeqëson situatën e energjetikës në Kosovë

    Të Fundit

    NATO ngrit në ajër aeroplanët luftarakë pas sulmeve intensive ruse në Ukrainë

    Raportohet se udhëtarët shqiptarë janë bllokuar në Aeroportin e Beogradit: Kjo s’është normale, po vdesim këtu – VIDEO

    “Jemi të habitur, është keqkuptim” – reagon ekipi menaxherial i Noizyt pas ndalimit të tij në Zvicër

    Miftaraj: Kam informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia

    Kurti mbledh sot qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.