Ministri në detyrë i Buqësisë, Faton Peci ka folur lidhur me përzgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit.
Peci foli edhe në lidhje me atë se do të japë dorëheqje Dimal Basha për t’ia liruar vendin Albulena Haxhiut.
“Nuk e besoj një opsion të tillë. Kryetari i Kuvendit e ka përkrahjen e krejt grupit tonë të deputetëve, kjo është teori konspirative, nuk mundet me ushtru nënkryetari, për shkak se heqja dorë, teorikisht dhe praktikisht dhe në bazë të praktikës të pozicionit të kryetarit të Kuvendit, shtron nevojën e zgjedhjes së një kryetari të ri. Nuk udhëheqet ashtu, mundet me qenë një seancë. Kryetari Dimal Basha është kryetar legjitim, legal”, u shpreh tutje ai.
Ai tha se propozimi i Bashës nuk ka qenë bllof dhe u shpreh se e ka përkrahjen e krejt grupit të tyre të deputetëve.
“Nuk ka qenë bllof Dimali, ka qenë një përpjekje, aty disktohet, hapet diskutimi me cilin mundemi me shku, mes tjerash ka ardhur si propozim Dimali”, u shpreh ai