Pas komenteve të sekretarit të shtypit të Shtëpisë së Bardhë pak më parë se presidenti Trump ishte optimist se do të arrihet përparim në tregtinë midis SHBA-së dhe Kinës, le të bëjmë një hap prapa për një minutë dhe të marrim një kujtesë se çfarë tjetër ka thënë presidenti amerikan për Kinën këtë javë.
Presidenti Trump u pyet nga gazetarët të mërkurën nëse ai do të konsideronte bisedime apo një takim me presidentin e Kinës Xi Jinping, pasi Shtëpia e Bardhë zbatoi tarifa të mëtejshme ndaj vendit, raporton BBC.
Trump u përgjigj: “Sigurisht, ai është miku im. Më pëlqen ai – Presidenti Xi – më pëlqen, e respektoj.”
Ai gjithashtu e përshkroi liderin e Kinës si një “djalë shumë të zgjuar” dhe parashikoi që të dy do të bënin një “marrëveshje shumë të mirë”.
Kjo pason komentet e presidentit amerikan që lë të kuptohet për një samit të mundshëm midis dy liderëve në “të ardhmen jo shumë të largët”.
Nuk do të jetë hera e parë që dy liderët takohen. Dyshja mbajtën një takim dypalësh në samitin e G20 në 2019, ku bisedimet u fokusuan shumë në tregti.
Më herët gjatë ditës së sotme, zëdhënësja e Ministrisë së Tregtisë së Kinës, He Yongqian, i kërkoi SHBA-së që ta takonte atë “në gjysmë të rrugës”
“Dera e dialogut është e hapur, por duhet të bazohet në respektin e ndërsjellë dhe të kryhet në mënyrë të barabartë”, tha ajo