Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    A do ta votojë AAK-ja Limajn nëse propozohet për kryeparlamentar nga VV-ja, flet Brahimaj

    12/04/2025 18:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    ahi Brahimaj, deputet i zgjedhur i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka deklaruar se deri tani as Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, dhe deputët e zgjedhur nga subjekti i tij, nuk janë deklaruar zyrtarisht se do të mbështetin Lëvizjen Vetëvendosje me vota në ditën kur pritet të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

    Ai është pyetur se nëse Limaj do të propozohej si kryetari i Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje se a do ta votonin pjesëtarët e AAK-së, pasi kishin koalicion parazgjedhor.

    “Kushdo qoftë, ai do të jetë propozim i Lëvizjes Vetëvendosje, sigurisht që Z. Fatmir Limaj nuk ka të drejtë të kandidojë për kryetar të Kuvendit të Kosovës, vetëm nëse e propozon LVV-ja, por këto janë vetëm spekulime sepse Fatmir Limaj dhe Nisma ende nuk janë prononcuar për këtë gjë”.

    “E tha më herët edhe Mimoza Kusari-Lila se supozohet se i kanë tre vota të Z.Limaj, por që nuk e kanë të konfirmuar”, ka thënë Brahimaj.

    Ndër tjera, Brahimaj ka shtuar se nuk beson që askush i Nismës nuk do t’i bashkohet LVV-së.

    “Për besë kam pas një aksident në punë dhe nuk kam mundur të lëvizë, asnjë ditë por ndoshta jam më pak i informuar, por nuk besoj se as Z.Limaj dhe askush nga Nisma, nuk do t’i bashkohet të keqes së Kosovës, pra LVV-së”, ka pohuar Brahimaj për KlanKosova.

    Artikuj të ngjashëm

    Çka ndodhi mbrëmë te “Mati 1” ku u godit një punëtor i “Pastrimit”, Policia jep detaje

    Aksident i rëndë në rrugën Zhabar-Shipol, vetura përfundon në kanal

    10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

    Të Fundit

    Çka ndodhi mbrëmë te “Mati 1” ku u godit një punëtor i “Pastrimit”, Policia jep detaje

    Aksident i rëndë në rrugën Zhabar-Shipol, vetura përfundon në kanal

    10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

    Publikohen pamje ekskluzive nga Vatikani, momenti kur u zgjedh papa i ri

    Pas më shumë se 100 vjetësh rikthehet “Leo”, ja çfarë simbolizon ky emër që e zgjodhi papa i ri

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.