Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    OP/ED

    A do ketë luftë të re në Kosovë?

    25/12/2023 21:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Fadil Maloku:

    1. Duke marrë parasysh epistemologjinë e historisë dhe përvojën e procesit të shtet ndërtimit të Serbisë, që tashmë të identifikuar edhe si; të pabesë, grabitqare të territoreve të fqinjëve, po edhe si agresive e gjithsesi edhe ambicioze permanente për të pushtuar hapësira të rëndësishme (gjeopolitike e gjeostrategjike), mund të themi, po edhe të dyshojmë në planet e saja të reja aneksuese, sidomos kur janë në pyetje hapësirat gjeografike të Kosovës (sidomos veriu i pasur me minerale dhe xehe specifike) dhe të Bosnjës. Tani, dilema e planimetrisë serbe nuk qëndron te Po-ja ose Jo-ja (hamletiane) por, te ajo; kur, ku dhe në ç ‘mënyrë mund dhe duhet të rikthehen hapësirat që ajo i eksploatonte që prej luftës së parë botërore… e sidomos pas krijimit të mbretërisë SKS (serbo-kroate-sllovene) më 1919. Politika ekspansioniste e zgjerimit të territorit, rritjes së ndikimit ekonomik, ajo e dominimit dhe e kontrollit të resurseve fqinjësore, Serbinë e ka rritur dhe e ka bërë edhe “të përkëdhelurin” e superfuqive të kohërave të kaluara, po edhe të sotme. Vetë fakti dhe akti, që përkundër agresionit dhe sovranitetit që ushtroj në shtator ndaj Kosovës (rasti i Banjskes), asaj nuk iu adresua asnjë ndëshkim konkret (as politik e as ekonomik!), dëshmon më së miri se etika dhe morali i perëndimorëve nuk ka standarde koherente dhe të njëjta për gjitha shtetet dhe vendet.

    2.      Por, nëse i kthehemi tendencës apo ambicies së kërcënimit (jo)real ndaj Kosovës, mendoj se duhet pasur parasysh edhe ca elemente në të  cilat planimetria dhe ekspertiza serbe bë llogari shumë të sofistikuara dhe tejet specifike, e që kanë të bëjnë me sjelljen “ngreh e mos këput”! Serbia, ambicien dhe synimin e një konfrontimi apo invazioni eventual mbi veriun apo edhe (gllabërimin e “djepit” të saj, si e identifikon ikonografia kishtare) gjithë Kosovën, për këto dy dekada e ka ndërtuar përmes indoktrinimit të opinionit publik, rritjes së fuqisë ushtarake, propagandës hibride mediatike dhe mbi premisat e një tensionimi permanent të ushtruar përmes incidenteve sporadike. Ideja dhe qëllimi i kësaj planimetrie milimetrike serbe, duket që ka edhe ca qëllime gjeostrategjike e gjeopolitike, kinse neutrale; të krijoj koncesione të reja në negocim me Kosovën; të krijoj alibi për konsum të brendshëm për mos heqje dore nga “Jerusalemi serb”; të përfitoj politikisht nga vendimmarrësit global; të thith aq sa mundet fonde të BE-ne; dhe në ndërkohë të pres ndonjë “kaos” eventual në NATO, po edhe shkapërderdhjen e arkitekturës së BE-s. 

    3. Por, sa është real invazioni apo agresioni i saj që po përflitet sa kohë ndaj Kosovës? Mendoj, që paradigma e kërcënimit më të freskët e Serbisë, nuk duhet nënçmuar me argumentin se në Kosovë ka trupa të NATO-s dhe se tani inxhinieringu i ynë ushtarako-policor, duhet të flejë dathur! Është naivitet të mendohet dhe gjykohet me këtë logjikë! Arsyeja kryesore; në një situatë hipotetike… kur lufta në Ukrainë mund të përmbyllet në favor të Rusisë (ku NATO- shpresohet të abstenoj nga zgjerimi i saj në shtetet baltike…, po edhe nga Ballkani) Serbia e trimëruar po edhe e ndihmuar nga logjistika ruse ia mësynë Kosovës, ekzistojnë gjasa reale që KFOR-i të bëjë një tërheqje taktike dhe ushtria serbe të futet në territorin e Kosovës…Në këtë skenar hipotetik, Shqipëria, Kosova po edhe Maqedonia duhet të kuptojnë se Serbia (e përkrahur nga Rusia) nuk do ndalet vetëm në Kosovë…! Andaj, ajo thënia e famshme, se për të mbretëruar paqja, duhet të jemi të gatshëm për luftë, është një përvojë e historisë që duhet të na shërbej edhe në rastin tonë. Kjo përvojë, duket që neve shqiptarëve në gjitha trojet mund të na shërbej edhe si uverturë për realizimin e ëndrrës për të jetuar në një shtet të vetëm etnik të njohur si Shqipëria etnike…

    Artikuj të ngjashëm

    “Nusja(qeveria) po krihet, katundi (shoqëria) po digjet”!

    Maloku: Albin, tani bëhu pragmatik e praktik!

    Maloku: Ja pse u vra Liridona Ademaj 

    Të Fundit

    Pak ditë para ndeshjes me Serbinë, FSHF del me njoftim

    ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë

    Haxhiu vushtrrias vdes në Qabenë e bekuar, do varroset atje

    Vritet një 57 vjeçar në oborrin e shtëpisë në Lezhë, tre vite më parë i ekzekutuan vëllan

    Muharremi: Qeveria po dëmton ekonominë dhe po përkeqëson situatën e energjetikës në Kosovë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.