Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Stili/Jeta

    A bëhen fëmijët hiperaktivë për shkak të sheqerit?

    28/06/2024 17:29
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Fëmijët në festat e ditëlindjeve shpesh marrin energji të tepërt pasi shijojnë ëmbëlsira dhe torta, prandaj shumë njerëz pyesin veten: A është sheqeri fajtor për hiperaktivitetin e tyre?

    “Besimi se sheqeri shkakton hiperaktivitet te fëmijët ekziston prej dekadash dhe ndikon në vendimet e prindërve për ushqimin e fëmijëve. Si nutricioniste dhe neuroshkencëtare, mund të konfirmoj se, megjithëse sasia e tepërt e sheqerit nuk është e dobishme për trurin, provat shkencore nuk tregojnë se sheqeri shkakton hiperaktivitet”, shkruan Amy Reichelt.

    “Studimet kanë treguar se fëmijët që konsumojnë më shumë ushqime të përpunuara kanë vëllime më të vogla të trurit në zonat kritike si korteksi frontal në krahasim me fëmijët me dieta më të shëndetshme. Pavarësisht kësaj, miti se sheqeri shkakton hiperaktivitet është ende i popullarizuar, i cili daton në vitet ‘70 dhe ‘80” të shekullit të kaluar, shpjegon Reichelt nga Universiteti i Sidneit për uebsajtin “The Conversation”, transmeton Zimo.

    Origjina e mitit për sheqerin dhe hiperaktivitetin

    Miti lindi nga studimet e dietës Feingold, e cila u zhvillua nga alergologu pediatrik Benjamin Feingold për të trajtuar atë që tani njihet si çrregullimi i hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes (ADHD).

    “Kjo dietë eliminon ngjyrat artificiale, ëmbëltuesit, konservantët dhe salicilatet që gjenden në shumë ushqime të shëndetshme. “Feingold pohoi se shmangia e këtyre substancave përmirëson fokusin dhe sjelljen tek fëmijët hiperaktivë, megjithëse studimet e tij ishin metodologjikisht me të meta dhe nuk kishin grupe të përshtatshme kontrolli”, thekson eksperti australian.

    “Kërkimet moderne shkencore kanë ekspozuar lidhjen midis sheqerit dhe hiperaktivitetit. Studimet rigoroze, duke përfshirë provat e kontrolluara me placebo, tregojnë vazhdimisht se sheqeri nuk ka asnjë efekt të rëndësishëm në sjelljen apo vëmendjen e fëmijëve”, thekson Reichelt

    Një meta-analizë e rëndësishme e 20 viteve më parë nuk gjeti rritje të hiperaktivitetit për shkak të konsumit të sheqerit. Hulumtimet e mëvonshme i mbështesin këto gjetje, edhe tek fëmijët me ADHD.

    Një përqindje e vogël e fëmijëve mund të kenë alergji ndaj aditivëve artificialë dhe fëmijët më të vegjël mund të jenë më të ndjeshëm ndaj këtyre substancave për shkak të madhësisë së tyre dhe fazës së zhvillimit. Megjithatë, shton Reichelt, lidhja midis sheqerit dhe hiperaktivitetit është e dobët në rastin më të mirë.

    Roli i dopaminës si një shpjegim i mundshëm

    Një shpjegim i mundshëm për hiperaktivitetin e vëzhguar është roli i dopaminës, një neurotransmetues i lidhur me shpërblimin dhe rritjen e aktivitetit. Kur fëmijët presin ëmbëlsira, truri i tyre çliron dopaminë, të ngjashme me efektin e psikostimulantëve, por në një masë shumë më të vogël. Kjo rritje e dopaminës mund t’i emocionojë fëmijët, shpjegon Reichelt, por nuk është njësoj si hiperaktiviteti i shkaktuar nga sheqeri

    Trajtimi për ADHD shpesh përfshin psikostimulantë që rrisin nivelet e dopaminës për të përmirësuar fokusin dhe kontrollin e sjelljes. Tek fëmijët me ADHD, këto barna e rikalibrojnë funksionin e trurit në vend që të shkaktojnë hiperaktivitet.

    Pse vazhdon miti?

    “Në një studim ku prindërve iu tha se fëmijëve të tyre po konsumonin pije të ëmbla me sheqer ose një placebo, ata që besonin se fëmija i tyre po konsumonte sheqer përjetuan hiperaktivitet, edhe kur pija ishte pa sheqer. Kjo tregon fuqinë e pritshmërive në formësimin e perceptimeve”, shkruan Reichelt. 

    Artikuj të ngjashëm

    Disa nga shenjat që tregojnë se konsumoni shumë sheqer

    Si ndikon sheqeri i lartë në shëndetin e trurit?

    Kujdes në përdorimin e sheqerit, rrit rrezikun për kancer

    Të Fundit

    Kapet në Qafë Thanë 34 vjeçari i dënuar me 20 vjet burg në Zvicër për trafik droge

    Putin ndërpret takimin për t’iu përgjigjur telefonatës së Trump: S’mund ta lë të presë, mund të ofendohet

    David Lammy, ministri i parë britanik që viziton Sirinë që nga kryengritja e vitit 2011

    Arrestohet një burrë në Pejë, tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me një grua në kafiteri

    Konfirmohen ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Botës për Klube, çiftet dhe orari i sfidave

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.