Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka kujtuar ish-presidentin e Kosovë, Ibrahim Rugova në 16-vjetorin e vdekjes së tij, shkruan GazetaDemos.
Hoxha në rrjetin e saj social në Facebook ka shkruar se Rugova mbajti bashkë popullin për liri e pavarësi.
“Me urtësi e vizion udhëzoi dhe mbajti bashkë popullin për rezistencë, liri e pavarësi. Ibrahim Rugova”, ka shkruar ajo.