Këtë të hënë shënohet 40-vjetori i atentatit ndaj Jusuf e Bardhosh Gërvallës e Kadri Zekës.
Atentati mbi vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekës ka ndodhur në Untergrupenbach të Gjermanisë më 17 janar të 1982.
Kjo ngjarje ishte parë edhe nga banorët, të cilët të frikësuar nga krismat, i kishin parë dy persona të gjinisë mashkullore duke ikur.
Në mesin e atyre që kishte parë gjithë ngjarjen ka qenë edhe 7-vjeçarja në atë kohë, Monika German.
Ajo tani rreth të 50-av, jeton me kujtimet e asaj dite në po të njejtën lagje.