Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka qenë e ftuar në një emision televiziv ku ka folur për të kaluarën e saj.
Ajo duke komentuar periudhën e hedhjes së gazit lotësjellës, në një moment ka thënë se gazi lotësjellës nuk është armë, shkruan GazetaDemos.
“Unë jam dënuar pa hedhur fare gaz lotësjellës, megjithatë asnjëherë nuk është vërtetur se si qenka gazi lotësjellës armë, dhe si unë me atë veprim paskam penguar detyrën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, deri tani asnjëherë nuk ka pasur ndonjë ekspertizë që vërteton se gazi lotësjellës është armë”, ka deklaruar Haxhiu.
E ndaj kësaj deklarate ka reaguar avokati kosovar, Besnik Berisha ku ka shkruar se diçka që është e normuar si krim me ligj, nuk ka nevojë për ekspertim.
“A nuk ishit ne kuvend kur e trajtuat dhe votuat ligjin per arme?! Sikur te lexonit me shume, do ta kuptonit se ajo qe eshte votuar dhe me ligj eshte normuar si krim, nuk ka nevoje per t’u vertetuar me ekspertim. Ju kam thene, lexoni me shume se per bese jeni te paditur!😜”, ka shkruar ndër të tjera Berisha në Facebook.
Postimi tij i plotë:
“Asnjehere nuk eshte vertetuar se si qenka gazi lotsjelles arme”, thote ministrja e drejtesise ne Personale.
Jo hej..! A nuk ishit ne kuvend kur e trajtuat dhe votuat ligjin per arme?!
Sikur te lexonit me shume, do ta kuptonit se ajo qe eshte votuar dhe me ligj eshte normuar si krim, nuk ka nevoje per t’u vertetuar me ekspertim.
Ju kam thene, lexoni me shume se per bese jeni te paditur!😜