Gjest prekës nga Elbasani, pensionohet numri i Fatjon Bunjakut
Të dielën e 7 qershorit është konfirmuar lajmi tragjik për ndarjen nga jeta të futbollistit Fatjon Bunjaku.
Bunjaku ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në orën 07:00 të mëngjesit të 7 qershorit, pas një aksidenti me veturë në një fshat afër Vushtrrisë.
22-vjeçari i ndjerë ishte pjesë e klubit Elbasani në elitën e futbollit të Shqipërisë.
Gjatë karrierës së tij në Kosovë, ai kishte luajtur për disa klube, përfshirë Trepçën, Lirinë, Phoenixin, Malishevën dhe Gjilanin.
Në nder të tij, ish-klubi i tij Elbasani ka ndërmarrë një veprim të veçantë duke tërhequr nga përdorimi fanellën me numrin 27, të cilin e mbante Bunjaku.
“Si shenjë respekti dhe mirënjohjeje të përhershme për Fatjon Bunjakun, numri 27 do të tërhiqet nga përdorimi në AF Elbasani dhe do të mbetet përgjithmonë pjesë e trashëgimisë së tij në klub”, shkruan Elbasani në rrjetet sociale.