Lajme

PDK e vonon publikimin e listës së kandidatëve për deputetë

Ka përfunduar afati zyrtar për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë.

Nga partitë e mëdha vetëm PDK-ja nuk e ka bërë publike dhe nuk dihet nëse e ka dorëzuar.

Në media kanë qarkulluar emra të kandidatëve që mbajnë numrat nga 1 në 20, por asgjë zyrtare.

Gazeta Express ka provuar të marrë një prononcim nga Valmir Elezi i KQZ-së, nëse PDK ka dorëzuar listën, por pa përgjigje.

PDK-ja nuk është deklaruar pse akoma nuk është publikuar lista e tyre.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button