Lajme
Refuzohet kthimi i Fatmir Limajt në PDK
Fatmir Limaj nuk do të jetë pjesë e listës së Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, në konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, ka kumtuar lajmin.
“E presim dhe e mirëpresim kontributin që do të japë Fatmir Limaj dhe Nisma Socialdemokrate… Kësaj radhe nuk do të jetë pjesë e listës së PDK-së”, ka thënë Hamza.