Magazina
Gjesti dërgohet në mbajtje për 48 orë, policia konfirmon raportimin e “DEMOS”
Sot, “DEMOS” nga burime të sigurta raportoi se u arrestua artisti Besart Kelmendi- Gjesti.
Policia konfirmoi raportimin e “Demos.
Sipas Enis Pllana, zëdhënsit të Policisë artisti u arrestua për armëmbajtje pa leje.
Sot, rreth orës 15:00, në rrugën Mehmet Isahi në Prishtinë, Policia ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje. I dyshuari është intervistuar dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha Pllana për “DEMOS”.