Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Flasin nga AME, tregojn a rrezikohet Kosova nga përmbytjet

    19/07/2021 15:48
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ditëve të fundit vendi ynë është përfshirë nga një mot i rënduar me reshje shiu e shkarkime rrufesh. Si pasojë edhe e rrebesheve, pati bllokim rrugës në disa qytete si Gjilani e Prishtina, por situata mbetet nën kontroll.

    Agjencia e Menaxhimit Emergjent thotë se nuk ka pasur dëme të mëdha.

    Përgjegjësi për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Marrëdhënie me Publikun në Agjencinë për Menaxhim të Emergjencave, Nehat Koqinaj, deklaroi për KosovaPress se rajoni i Gjilanit dhe Prishtinës ka qenë më i godituri, ndërsa probleme janë evidentuar edhe në rajonin e Mitrovicës e Ferizajt.

    “(Reshje) Ka pasur në pjesën e Gjilanit në ditën e parë, rajoni i Gjilanit, pastaj rajoni i Prishtinës ose qyteti i Prishtinës është godit kryesisht nga një rrebesh i shpejtë në kuptimin kohor por sasi të mëdha dhe u panë si rezultat ku gypat ose infrastruktura përcjellëse nuk kishte mundësi për t’i përcjellë dhe mos të reflektonte në të kundërtën thjesht dalje nga puseta e cila nuk ishte rast vetëm në Prishtinë por ishte edhe në disa vendbanime të tjera, qoftë në Vushtrri, qoftë në Kushtovë pjesën e Mitrovicës, ose në Ferizaj, Junik e të tjera por fatbardhësisht që këto të reshura nuk kishin kohëzgjatje permanente të një periudhe kohore gjatë ditës e cila do të shkaktonte pasoja më të mëdha”, deklaroi ai.

    Koqinaj u shpreh se dëmet e identifikuara deri më tani janë më shumë të natyrës teknike, kryesisht infrastrukturës së grumbullimit të ujërave.

    “Dëmet e identifikuara deri më tani janë më shumë të natyrës teknike që i bie pamundësinë e kapacitetit për të mbledh ujëra dhe përcjellë si në vendet ose lokacionet e planeve urbanistike, dhe këtu edhe një herë po bie në pah zhvillimi urban jashtë kontrollit sipas të gjitha gjasave dhe mos përmbajtja e masave e standardeve të paktën të qëndrueshme në kuptimin e ballafaqimit me situatën ose parashikimeve në kuptimin e rritjes së sasive ujorë në periudha të shkurta kohore”, deklaroi Koqinaj.

    Sipas të dhënave të Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave dhe Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës rreziku nga përmbytjet nuk ekziston, por AME thotë se kërcënimi është i përhershëm edhe në ditët në vijim nga rrebeshet.

    “Parashikimet nga Instituti Hidrometeorologjik janë se lumenjtë nuk kanë pësuar ngritje të konsiderueshme por janë në kuotat normale dhe në ditët në vijim nuk pritet të ketë pësojë ngritje e cila do të rezultonte me përmbytje ose dalje nga shtrati. Pra rreziku nga përmbytjet nuk ekziston, por kërcënimi është i përhershëm edhe në ditët në vijim nga rrebeshet që mund të godasin lokalitete të caktuara nga zbrazjet eklektike të cilat krijohen në këto kushte moti dhe mund të bëjnë dëme nëse ato godasin jetë njeriu ose në jetë të cilën do çoftë. Pra erat e forta, rrebesh shiu dhe zbrazjet atmosferike kanë qenë dukuri dhe mund të na përcjellin edhe në ditët në vazhdim”, shprehet ai./kp

    Artikuj të ngjashëm

    Ushtrimi për përmbytjet dhe situatat emergjente, Kosova merr pjesë me 17 anëtarë të AME-së

    Pamje nga përmbytjet në Beograd: Vërshimet bëjnë “ujëvarë” në kryeqytetin serb, veturat notojnë

    Vërshimet shkaktuan dëme te shumë familje

    Të Fundit

    Alarmi për bombë, Berisha: Mund të bëhen të vërteta kur s’ka institucione për një kohë të gjatë

    Hamiti: VV-ja e ka katandisur keq Kosovën, votuesit e saj duhet ta shohin këtë – bota e ka parë tashmë

    Paralajmërohet ndryshim drastik i motit në Evropë, ulje temperaturash dhe stuhi të forta

    Trump: Nuk jam i sigurt nëse mund ta ndaloj luftën në Ukrainë

    Ndëshkohet me gjobë drejtuesi i mjetit lundrues që shkel perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.