Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Adem Grabovci nga konventa e PDK-së: Do të hapim rrugë që partisë t’i bashkangjiten gjeneratat e reja

    03/07/2021 08:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Anëtari i PDK-së, Adem Grabovci para fillimit të Konventës së kësaj partie për kryetar ka bërë një prononcim për T7.

    Grabovci ka thënë se pret që nga kjo konventë PDK të dalë më e unifikuar dhe do të hapin rrugë që PDK-së t’i bashkëngjitet gjenerata e re.

    “Ne nga konventa presim që PDK të dalë edhe më e unifikuar, dhe me kryetarin e ri që do t’I ipet mandati ne do të mobilizojmë kapacitet e brendshme të partisë dhe do të hapim rrugë që PDK-së t’i bashkëngjitet gjenerata e re. Ne e kemi respektu të gjitha afatet pra statutin e partisë, afati ka qenë I paraparë deri më 1 korrik të paraqitet dhe ajo që është e reëndësishmë është se kanë qenë të gjithë të barabartë dhe është parë e arsyeshme kjo kandidaturë dhe mendoj se janë respektuar të gjitha rregullat demokratike”, tha Grabovci.

    Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, foli edhe për dy ish-liderët e PDK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

    Grabovci u shpreh se ata po u mungojnë shtetit të Kosovës dhe u shpreh i bindur se do të kthehen fitimtarë nga Haga.

    “Thaçi dhe Veseli është shumë e qartë se po u mungojnë shtetit të Kosovës dhe popullit të Kosovës, ata nuk janë për interesin e vet personal por është se po përballen me një të pavërtetë dhe jam shumë i sigurt se do të kthehen fitimtarë që jemi përballë, do të fitojnë edhe me këtë sfidë dhe do të dëshmojnë pastërtinë e luftës së UÇK-së dhe do të vazhdojnë aty ku e kanë lënë me kontributin e tyre”, u shpreh ai.

    Artikuj të ngjashëm

    A e refuzoi PDK propozimin e Abdixhikut? Çitaku: Ideja ka rënë në ujë, por jo për shkak të PDK-së 

    Çitaku për Albulena Haxhiun: E dhimbshme të i shpërdorohet emri kështu

    Çitaku: Nuk votojmë asnjë ministër që ka shërbyer në kabinetin e Kurtit

    Të Fundit

    Pas një jave kërkim, gjendet trupi i pajetë i të riut që e zuri dheu gjatë punimeve në Shqipëri

    Osmani mirëpret ambasadorin e ri të OSBE-së: Kosova e përkushtuar për bashkëpunim me OSBE-në

    Gërvalla thotë se Osmani s’mund të propozojë Qeveri: Mund ta bëjnë vetëm ata që i kanë fituar zgjedhjet

    Abdixhiku pas dështimit të seancës: Ideja e qeverisë tranzicionale është e vetmja zgjidhje gjithëpërfshirëse

    Nis mesha e Papës së ri

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.