Lajme

Policia shpall në kërkim dy persona, dyshohen për sulm

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi.

Sipas Policisë, personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në veprën penale “Sulm”.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button