Lajme

Çështja e presidentit, Lushi: Veç Hashim Thaçi mund ta shpëtojë Kosovën

Uk Lushi, aktivisti kosovar që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka folur rreth çështjes së presidentit të Kosovës.

Në “Edicionin Special” të Klan Kosovës, Lushi tha se njeriu që i duhet dhe i nevojitet tani Kosovës, sipas tij, është ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili aktualisht po mbahet në paraburgim në Hagë.

Tutje, aktivisti theksoi se “vetëm Thaçi mund ta shpëtojë Kosovën”.

“Kosova ka shënuar një progres të jashtëzakonshëm demokratik në përgjithësi me zgjedhe, përkundër ngërçeve që ndodhën. Institucionet tashmë janë formuar, shpresoj dhe dua të besoj që partitë politike edhe zgjedhësit në përgjithësi, ua kanë bërë të qartë atyre që nuk ka më lojëra të politikës ditore. Më e rëndësishme se kjo është vet situata e themelueseve të Kosovës në Gjykatën Speciale”.

“Unë e di, siç e dinë edhe shumë njerëz në Kosovë, që në Kosovë ka disa duzina njerëzish që edhe e meritojnë edhe kualifikohen që të jenë kreu i shtetit, mirëpo momentalisht më i miri dhe më i nevojshmi është pikërisht Hashim Thaçi”, tha ai në Klan Kosova.

Sipas tij, kjo duhet të ndodh për shkak se Thaçi e dorëzoi postin e presidentit për Kosovën, duke listuar edhe një sërë arsyesh, që sipas tij, ish-presidenti duhet të rimerr këtë post.

Ndër të tjera, Lushi tha se tani është koha kur Kosova të thotë mjaft “për presidentin e shtetit i cili në  një mënyrë u vodh nga institucioni i Kosovës”.

Back to top button