Lajme

Pamje nga plagosja në Zhabar të Mitrovicës

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur para pak çastesh në Zhabar të Mitrovicës, shkruan GazetaDemos.

Rreth orës 22:00, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për incidentin, ndërsa njësitet përkatëse kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

“Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se një person i moshës madhore ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar në spital për tretman mjekësor,” deklaroi Zahiti.

Ndërkaq janë publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes:

Back to top button