Lajme

Hamza për Smakajn, Fazliun dhe Shalën: Më në fund një lajm i mirë, por në Hagë vazhdojnë të mbahen padrejtësisht edhe çlirimtarët e tjerë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka reaguar pas lirimit me kusht të Bashkim Smakajt, Haxhi Shalës dhe Fadil Fazliut nga Haga.

Hamza tha se më në fund erdhi një lajm i mirë.

Hamza deklaroi se ky gëzim nuk është i plotë as për ta, pasi në Hagë vazhdojnë të mbahen padrejtësisht edhe çlirimtarët e tjerë.

“Më në fund erdhi një lajm i mirë. Lirimi me kusht i Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Haxhi Shalës është një lajm i gëzueshëm për familjet e tyre dhe për të gjithë ne që besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve tanë.Megjithatë, ky gëzim nuk është i plotë, as për ta e as për ne. Në Hagë po vazhdojnë të mbahen padrejtësisht edhe çlirimtarë të tjerë. Dhe përderisa edhe një i vetëm prej tyre nuk është kthyer në shtëpi, drejtësia mbetet e mangët”,tha ai.

Po ashtu Hamza deklaroi se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pastër dhe çlirimtare, e udhëhequr nga ideali i lirisë dhe nga mbrojtja e popullit tonë.

Back to top button