Lajme
Mërgimtarja fyen rëndë deputeten Musliu: Ti je zagarica..
Një qytetare e ka fyer rëndë deputeten Ganimete Musliu, shkruan DEMOS.
Për këtë fyerje reagoi vet Musliu e cila deklaroi se :”Hyra Lubeniqi Salihu,
Nuk thuhet kot se gjuha e fyerjes flet më shumë për atë që e përdor sesa për atë që i drejtohet.
Postimi im ishte thjesht një përqafim njerëzor i një nëne shqiptare, pa asnjë prapavijë politike apo tendencioze, dhe nuk kishte asnjë arsye për sharje apo ofendim.
Je grua, zonjë, dhe ky nivel gjuhe nuk të ka hije. Por nëse kjo është mënyra që ke zgjedhur për të prezantuar veten dhe kulturën tënde, atëherë dallimi mes nesh është i qartë.”, shkroi Musliu.