LajmeNdërkombëtare

Aksident tragjik në Afrikën e Jugut: Kamioni përplaset me autobusin me nxënës, të paktën 13 fëmijë humbën jetën

Një autobus që transportonte nxënës është aksidentuar, në provincën Gauteng të Afrikës së Jugut. Raportohet se të paktën 13 fëmijë kanë humbur jetën.

Sipas mediave ndërkombëtare një kamion u përplas me një minibus shkolle që po transportonte nxënës në shkolla të ndryshme në vend.

Përplasja rezultoi fatale duke shkaktuar të paktën 11 viktima. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit të rëndë.

Back to top button