Magazina
Nesër të 40at e Shpatit, familja del me njoftim
Familja e të ndjerit Shpat Kasapi ka njoftuar miqtë, familjarët dhe gjithë dashamirët se nesër do të mbahet ceremonia përkujtimore e të 40-tave në Shkup.
📍 Ceremonia zhvillohet nesër, pas faljes së namazit të Xhumasë (ora 12:00), në Xhaminë e Murat Pashës në Çarshinë e Vjetër.
“Me dhimbje të thellë dhe shumë mall…” – është mesazhi prekës me të cilin familja fton të gjithë ata që duan të nderojnë kujtimin e artistit të bashkohen në lutje.