Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Stili/Jeta

    A ka problem nëse e lani edhe trupin me shampo flokësh?

    19/07/2021 08:53
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Të gjithëve na ka ndodhur të përdorim shampon e flokëve edhe për trupin, por nëse kjo është ajo që bëni zakonisht, ndoshta duhet të ndryshoni rutinën.

    Edhe pse duket sikur në pamje të parë nuk ka ndonjë problem apo ndryshim të madh, struktura kimike e shampove të trupit dhe të flokëve ka disa ndryshime.

    Shampot zakonisht përmbajnë surfaktantë që përzihen mirë me vajra dhe më pas shpëlahen lehtë me ujë për t’i hequr ato varja. Por, ato kanë përbërës të ndryshëm për të arritur qëllime të ndryshme. Shampot e flokëve shpesh përmbajnë faktor zbutës/balsami për t’i bërë flokët më të butë dhe më të lehtë për t’u larë. Edhe shampot e trupit kanë faktor që hidratojnë lëkurën, por nuk është ekzaktësisht e njëjta gjë.

    Për më tepër, shampot e flokëve zakonisht përmbajnë nivele më të ulëta të surfaktantëve në krahasim me ato të trupit. Ne zakonisht duam të heqim më pak vajra në flokë në krahasim me vajrat në lëkurë dhe përqendrimi më i lartë i surfaktantit në shampot e trupit ka për qëllim të arrijë pikërisht këtë.

    Ideja është se shampot formulohen për të lënë qëllimisht përbërës në flokë, për ta mbajtur atë të qetë, ndërsa larësit e trupit krijohen për të hequr çdo papastërti, vaj. Për më tepër, shampot më acidike mund të shkaktojnë acarim të lëkurës. Shampoja e flokëve zakonisht është formuluar për të shmangur zhveshjen e tyre nga vajrat natyralë, por përdorimi i një shampoje trupi në flokë do e lërë lëkurën të brishtë dhe të dehidratuar.

    Si përfundim, nuk ka ndonjë problem nëse diçka e tillë ju ndodh njëherë në kaq kohë, por dermatologët nuk rekomandojnë ta bëni gjithnjë. 

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.