LajmeZgjedhjet 2025

Lok Komoni falenderon banorët e fshatrave Prejlep, Prokulluk, Irzniq dhe dy Ratishet: Fjala e mirë dhe besimi juaj na japin forcë dhe motivim

Kandidati për deputet nga rradhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Hamdi Komoni- Loki ka vizituar disa nga fshatrat e Komunës së Deçanit, shkruan GazetaDemos.

Komoni falenderoi përzemërsisht për përkrahje banorët e fshatrave, Prejlep, Prokulluk, Irzniq dhe dy Ratishet për mbështetje.

“Mbështetja, fjala e mirë dhe besimi juaj na japin forcë dhe motivim për të vazhduar përpara me përkushtim dhe përgjegjësi”, shkruan 51-shi i AAK-së.

Postimi i plotë:

Faleminderit sinqerisht për përkrahjen dhe mikpritjen tuaj gjatë fushatës zgjedhore në Prejlep , Prokolluk, Irzniq dhe në të dy Ratishet. Mbështetja, fjala e mirë dhe besimi juaj na japin forcë dhe motivim për të vazhduar përpara me përkushtim dhe përgjegjësi.

Mirënjohje për secilin prej jush.

AAK129

RamushHaradinaj1

hamdikomoni51

Back to top button