Kurti: Kosova masat më të mëdha financiare s’i ka vuajtur nga BE-ja, por nga opozita
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të qeverisë, ka komentuar vendimin e Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndëshkuese ndaj vendit.
Kurti ka theksuar se këto masa ishin të padrejta qysh në fillim, por ka thënë se nuk kanë qenë asnjëherë “të hidhëruar” me BE-në, por të përkushtuar në rrugën drejt integrimit.
Por, sipas Kurtit, Kosova masat më të mëdha financiare nuk i ka vuajtur nga BE-js, por siç tha ai nga opozita parlamentare.
“Gjatë gjithë kësaj kohe nuk kemi qenë asnjëherë të hidhëruar ndaj BE-së, por kemi qenë të përkushtuar në rrugën drejt integrimit, për përmbushjen e kritereve për anëtarësim dhe për të vazhduar si aleatë dhe kampionë të vlerave demokratike.
Por më duhet të ju them edhe diçka. Republika e Kosovës masat më të mëdha financiare nuk i ka vuajtur nga BE-ja, por nga opozita parlamentare.
Në muajin e kaluar përkundër insistimit tonë, Kuvendi i Kosovës u shpërnda pa u votuar Plani i Rritjes i BE-së në vlerë prej 880 milionë eurove dhe tri marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë mbi 120 milionë euro. Pra mbi 1 miliardë euro gjithsejt, në mungesë të vullnetit dhe të votës së opozitës. Andaj, uroj dhe shpresoj që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe konsitutimit të Kuvendit, edhe opozita e tanishme t’ia heqë masat Kosovës”, tha ai.